Nju-Jork, 8 gusht – Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut shfaqi shqetësim për shkak të bllokadës së informacioneve nga Xhamu dhe Kashmir, pasi India të hënën e shfuqizoi autonominë kushtetuese.
“Jemi shumë të shqetësuar për shkak të restriksioneve të fundit të dedikuara Kashmirit dhe vlerësojmë se kjo do të mund të sjell deri në shkeljen e të drejtave të njeriut në rajon. Fakti se rrallë herë cili informacion prek deri në mediumet botërore është lëndë e shqetësimit të madh, vetë vetiu”, deklaroi zëdhënësi i komisarit të lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, Rupert Kolvil.
Në Kashmir janë hequr interneti, rrjetet sociale, shërbimet mobile dhe fikse telefonike.
Koluin theksoi se autoritetet indiane dhe pakistaneze negociojnë që më shpejtë të zgjidhet situata.