Nju-Jork, 23 prill – Ndërmjetësi i KB-së në kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë rreth emrit, Methju Nimic pasnesër në Vjenë do të mbajë takim me shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, konfirmuan nga KB.
Siç qëndron në ueb faqen zyrtare të KB-së, takimi është pjesë e angazhimeve për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për emrin.