Nju-Jork, 24 tetor – Komiteti për sanksione i Kombeve të Bashkuara i angazhuar për Korenë Veriore e zgjeroi listën e produkteve dhe teknologjive që cilat nuk duhen që të eksportohen në këtë vend komunist. Në listën e re, e cila është e zgjeruar për 32 produkte, përfshihen kuti të cilat mund të përdoren për transport të materialeve radioaktive, sisteme për ftohje, pajisje sizmologjike, softuerë për kërkime atomike dhe produkte të tjera. Sanksionet u miratuan njëzëri nga ana e Këshillit të Sigurisë të KB-së, pasi që Koreja e Veriut kreu prova raketore dhe testim bërthamor