Nju-Jork, 30 janar – Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se mund të arrihet progres në zgjidhjen e kontestit 25-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, nëse ka kompromis tek udhëheqësitë dhe popujt e të dyja vendeve, deklaroi zëvendësi i zëdhënësit të Organizatës Botërore, Farah Hak.
Në kontekst të vizitave të Methju Nimicit në Athinë dhe në Shkup, Hak tha se KB-ja tërësisht e ndan vlerësimin e ndërmjetësit se është krijuar impuls pozitiv në marrëdhëniet midis të dyja vendeve dhe se është e mundur zgjidhje, transmeton MIA.
Nimic, i cili sot është në Athinë, ndërsa nesër dhe pasnesër do të jetë në Shkup, në raundin e fundit të bisedimeve për emrin në Nju-Jork, prezentoi një sërë propozimesh për të cilat tha se mund të rezultojnë me progres në dy muajt e ardhshëm.
Në ndërkohë, në Davos u mbajt edhe takimi i parë i drejtpërdrejt i kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, me vlerësime pozitive dhe optimizëm se të dyja palët përfundimisht mund ta mbyllin kontestin shumëvjeçar për emrin.