Daka, 13 nëntor – Përfaqësuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e dhunës seksuale, Pramila Paten deklaroi se armata e Mianmarit po kryen abuzim sistematik ndaj grave të popullit rohinxhë.
“Dëgjova rrëfime të tmerrshme për abuzime masive, për shumë gra dhe vajza të cilat kanë vdekur si pasojë e abuzimeve seksuale. Dhuna seksuale është e organizuar dhe kryhet me urdhër, si pjesë e fushatës për shpërngulje të detyrueshme të rohinxhëve”, deklaroi Paten.
Nga fillimi i gushtit, armata në këtë vend kryesisht budist në Azinë Juglindore po i sulmon fshatrat e kryesisht të rohinxhëve myslimanë, si përgjigje ndaj sulmit gueril që grupi rohinxhë e kreu ndaj pozicioneve të armatës.
Rreth gjysmë milionë rohinxh janë dëbuar nga Mianmari në Bangladesh nga gushti e deri më tani.