“Klubi i jonë shpreh indinjatën e tij të thellë ndajë gjykimit skandaloz të tre gjyqtarëve të ndeshjes në mes KB ALBES dhe KB Partizan. Klubi jonë ishte e pa fuqishme ti bënte ballë gjithë presionit, dhe tensionit të krijuar nga ana e Klubit Partizan që dyshojmë se kishte kërcënime ndaj referëve edhe persona të nëntokës që i posedon KK Partizan, me të vetmin qëllim që KB ALBES të mposhtet”, thonë nga klubi i KB ALBES
Fisnik NUHIU
Shkup, 22 shkurt – Ekipi i basketbollit KB ALBES në kuadër të javës së 10 në Ligën e Dytë basketbolliste ishte nikoqire e liderit të tabelës KB Partizan. Skuadra shqiptarë gjatë plotë 40 minutave të takimit ishte në avantazh ndaj mysafirëve, mirëpo në fund nuk arriti që të merr pikët e merituara, dhe kjo falë gjyqtarëve të takimit të cilët bënë që ndeshja të shkon në vazhdime dhe në fund mysafirët të arrijnë deri të fitorja me vetëm tre pikë diferencë 97:94.
Nga klubi i KB ALBES kanë shprehë keqardhje për këtë se çka po i ndodh ekipit shqiptar tani më në disa ndeshje të Ligën së Dytë në basketboll. Ata thonë se kjo nuk është hera e parë që referi Gjoreski po e dëmton klubin e basketbollit KB ALBES, e kjo ndodhi edhe në ndeshjen e ndaj KB Partizanit.
“Deri sa në Maqedoni favorizohen emrat dhe jo klubet, deri sa i vidhet fitorja një klubi të ri vetëm pse po poshtëron liderin e tabelës basketboll në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë sport. Klubi i jonë shpreh indinjatën e tij të thellë ndajë gjykimit skandaloz të tre gjyqtarëve të ndeshjes në mes KB ALBES dhe KB Partizan. Ne ishim të pa fuqishme ti bëjmë ballë gjithë presionit, dhe tensionit të krijuar nga ana e Klubit Partizan që dyshojmë se kishte kërcënime ndaj arbitrave edhe persona të nëntokës që i posedon KK Partizan, me të vetmin qëllim që KB ALBES të mposhtet. Skenari i referëve skandaloz Gjoreski i cili në tre ndeshjet tjera që ka referuar ndaj KB ALBES është treguar skandaloz, por kësaj herë ishte i ndihmuar edhe nga referi Mitev dhe Jankova, të cilët bënë çmos vetëm për t’ia dhënë fitoren KK Partizanit. Kjo sjellje e referëve të tillë që nuk penalizohen nga Federata marrin guxim, dhe kurajo për ta vazhduar qëllimin e tyre skandaloz që kanë ndaj disa klubeve e në rastin konkret ndaj KK ALBES”, thonë nga Klubi i Basketbollit ALBES.
Ndryshe ky klub shqiptar i basketbollit është duke garuar për herë të parë në Ligën e Dytë basketbollistike të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pas 10 xhirove të zhvilluara radhitet në pozitën e parafundit me vetëm 8 pikë të tubuara.
Javën e 11-të, KB ALBES do të jetë e lirë, ndërsa xhiron e 12 do të jetë mysafire e KB Herakles.