Gjatë takimit të sotëm të FIFA në Cyrih të Zvicrës është vendosur që Kupa e Botës 2026 do jetë me 48 shtete, si dhe pjesëmarrje direkte të një shteti nga Oqeania, 16 vende për Europën (nga 13 që ishte më parë), Afrika nëntë, Azia tetë, Amerika Latine gjashtë, CONCACAF gjashtë dhe dy shtete që do dalin nga përballja e gjashtë klubeve mes zonave të ndryshme. Përfundimisht për pika shtesë do diskutohet gjatë konferencës së majit në Bahrein, shkruan “Bota sot”, kumtimin e FIFA. Vendi organizator do kualifikohet direkt.
Më inovative me sistemin e ri është propozimi i kualifikimit të dy kombëtareve nga gjashtë klube në playoffin që do mbahet në nëntor, përpara finaleve. Aty do ketë shtete nga kontinente të ndryshme. Për të rikujtuar në 1978 KB kishte vetëm 16 kombëtare, prej të cilave një nga Afrika dhe Oqeania dhe Azia ndanin njërin vend. Për shumë ekspertë sprotiv ky lloj sistemi ul cilësinë e futbollit.