Kazuo Ishiguro është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2017. Shkrimtari japonez i natyralizuar britanik është i njohur për shumë vepra, mes të cilave spikat ajo “Çfarë mbetet në fund të ditës”. Kjo vepër letrare i dha atij çmimin “Booker Prize” dhe në bazë të saj u prodhua filmi me të njëjtin titull me aktorë Anthony Hopkins dhe Emma Thompson. Vitin e kaluar, Nobeli për Letërsinë i shkoi këngëtarit Bob Dylan, një vendim ky që shkaktoi polemika të shumta.