Kandidatja ultradjathtiste për presidente të Francës, Marin le Pen kërkon mënyrë që të shfrytëzojë të shtënat në Paris në të cilat humbi jetën një polic që të grumbullojë pikë politike dhe të krijojë përçarje në popull, deklaroi sot kryeministri i këtij vendi, Bernard Kaznev. Kaznev, i cili është anëtar i qeverisë socialiste franceze, reagoi në reagimin e Le Pen në të shtënat në Paris, duke e veçuar edhe kandidatin për president Fransoa Fijon, duke kritikuar edhe qasjen e tij drejt sigurisë derisa ai ka qenë kryeministrës.
Kaznev e kritikoi thirrjen e Le Pen për vendosjen e sërishme të kontrollit të kufijve de të dëbimit të të huajve nga vendi, të cilët janë në listën për vëzhgim të agjencive të zbulimit, duke thënë se më parë ka votuar kundër këtyre masave të sigurisë të qeverisë. Ai tha se Le Pen do që të “shfrytëzojë frikën pa pikën e turpit”, duke shtuar se asgjë në këto të shtëna nuk ka lidhje me imigracionin.