Beograd, 26 tetor – Zëvendësi i zëdhënësit të NATO-s Pirs Kazalet vlerëson se Ballkani Perëndimor po përballet me problemin e dezinformimeve dhe se kjo mund të shihet në shembullin e Maqedonisë, ku, siç thekson ai, kishte shumë dezinformime në prag të referendumit për marrëveshjen me Greqinë.
Para kësaj, në rastin e Malit të Zi dhe pranimin e saj në NATO, pamë të njëjtën fushatë në hapësirën informative të këtij vendi”, thotë Kazalet në një intervistë për portalin European Western Balkans. Kazalet potencon se NATO nuk mendon se është në një lloj lufte informimi me Rusinë dhe se Aleanca zbaton politikë transparente dhe i është përkushtuar të vërtetës.
Sipas Kazalet, në rastin e Maqedonisë, ambasadori aktual dhe ish ambasadori i Rusisë kanë shfaqur kërcënime të drejtpërdrejta me paralajmërim se vendi do të bëhet objektiv në rast të inkuadrimit në NATO.
“Politika e NATO-s është që çdo vend duhet të vendosë për veten për aranzhimin e vet të sigurisë dhe se kjo nuk është çështje e vendet e tjera”, tha Kazalet.
Në rastin e Serbisë, thotë Kazalet, është e përkryer që vendi nuk do të inkuadrohet në NATO. Shton se NATO dhe Serbia kanë bashkëpunim të mirë që po rritet. Shkalla e bashkëpunimit është e tillë që të dyja palët përfitojnë, përfundoi Kazalet.