Shkup, 8 gusht – Një kavadaras njëzet e pesëvjeçar dje nga një bashkëqytetar ishte therë me një mjet të mprehtë. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, i lënduari është transferuar në Qendrën Emergjente pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Terezë” – Shkup.
Nga MPB-ja bëri të ditur se nga ndihma mjekësore urgjente Kavadar është denoncuar se në rrugën “Tikveshko Vostanie” është marrë personi J.M me lëndime nga një mjet i mprehtë. Ai është dërguar në Institutin për Shëndet Publik Kavadar ku i janë konstatuar lëndime të të renda trupore dhe për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Klinikat në Shkup.
Lëndimet i janë shkatuar nga personi G.S. (38) nga Kavadari. Sulmuesi është arrestuar në Stacionin Policor Kavadar dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.