Këngëtarja amerikane, Katy Perry, është bërë personi i parë që arrin 100 milionë ndjekës në Twitter. Ueb-faqja publikoi një përmbledhje videosh të postimeve të saj në këtë rrjet social që kur ajo iu bashkua këtij rrjeti më 2009, bashkë me një mesazh: “Sot, e DËSHMOJMË historinë”. DËSHMOJ është emri i albumit të ri të Perryt, që u publikua javën e kaluar e që mori kritika të përziera.