Athinë, 22 janar – Shtetet njohin shtete, e jo popuj apo kombe, vetëpërpcaktimi nuk mund të jetë lëndë në marrëveshjet, tha ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos në debaton e sotëm të Komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, lajmëroi MIA nga Athina, transmeton Koha.
Katrugalos sqaroi se çështjet e lidhura me shtetësinë janë çështje juridike, ndërsa çështjet për identitetin kombëtar dhe integrim në një kombësi janë çështje të vetëdijes dhe vetëpërcaktimit.
Pas fjalimit të shefit alternativ të diplomacisë greke, diskutimi u zgjerua rreth termeve kombësi dhe shtetësi.
Kryetari i Komisionit, deputeti i SYRIZA-s, Ksotas Duzninas, sqaroi se termi „Nationality“ e përcakton lidhjen juridike të qytetarit me shtetin, ndërsa termi „Citizenship“, lidhjen politike të qytetarit me shtetin.
Jorgos Kumucakos nga Demoracia e Re komentoi se në marrëveshje, në pjesën e shtetërisë ështëdashur të jetë vetëm termi “shtetësi të Maqedonisë së Veriut”.
Në vazhdim reagoi edhe ish partneri i koalicionit në Qeveri, lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kmenos, duke thënë se, “Katrugalos tha se është e drejtë e tyre të vetëpërvaktohen si popull maqedonas”.
Komisioni për punë të jashtme dhe mbrojtje, tashmë tre orë e gjysmë debaton për projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.