Athinë, 19 qershor – Shefi i Diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos konsideron se përmendja e Marrëveshjes së Prespës në konkluzionet e Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së është e rëndësishme për Greqinë, sepse respektimi i marrëveshjes në tërësi “tashmë është kusht për fqinjët të kenë të ardhme në Evropë”.
Në emisionin debatues të televizionit shtetëror grek ERT, mbrëmë vonë, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë i ka komentuar konkluzionet si për Turqinë dhe Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“E rëndësishme është marrëveshja e Prespës sepse e tregon atë që gjithmonë e kemi thënë se Prespa, përveç që e zgjodhi kontestin e hidhur mes dy popujve, pikërisht për atë që tani qartë lidhet me procesin integrativ të fqiut na garanton se ndonjë qeveri tjetër në vend të asaj të tanishme, e cila dëshiron ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të mund të kthehet prapa në atë të kaluar të errët nacionaliste, pikërisht sepse respektimi i marrëveshjes së Prespës në tërësi tashmë është kusht që të kenë të ardhme në Evropë”, tha Katrugalos për ERT duke i komentuar konkluzionet e Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme nga BE-ja.