Athinë, 25 shtator – Edhe krahas paralajmërimeve nga qeveria vërehet vonesë në punën e komisionit për marka tregtare dhe komisioni për librat shkollorë, thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa tani deputet i SYRIZA-s, Jorgos Katrugalos, duke dërguar kritika deri te qeveria aktuale greke, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Kryeministri, për fat të keq edhe në udhëtimin e tij në Amerikë vazhdon me taktikën e njohur të dygjuhësisë dhe nuk e shfrytëzon kapitalin diplomatik që vendi e fitoi nga Marrëveshja e Prespës që t’i promovojë interesat tona nacionale. Dhe e gjithë kjo edhe krahas paralajmërimeve, vërehet vonesë edhe në lidhje me punën e komisionit për marka tregtare dhe në lidhje me atë për librat shkollor”, thotë Katrugalos.
Ish-shefi i diplomacisë greke shton se për këto tema ka dorëzuar pyetje deri te ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë dhe nga ai kërkon qëndrim “për shkak të mosaktivitetit dhe hipokrizisë që të mos humbet fuqia e marrëveshjes”. (koha.mk)