Athinë, 9 maj – Për popujt e Ballkanit, rruga drejt Evropës është rrugë në një drejtim, ndërsa Marrëveshja e Prespës e ka theksuar përkushtimin e Greqisë për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, thotë mes tjerash ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos në deklaratën me shkrim me rastin e Ditës së Evropës, transmeton Koha.mk
Shefi i diplomacisë greke thotë se Greqia e promovon “idenë evropiane në dimensionin e vet shoqëror dhe demokratik”.
“Marrëveshja e Prespës përsëri e theksoi përkushtimin e palëkundur të vendit për perspektivën evropiane të Evropës Juglindore, që fqinjësia jonë të bëhet rajon i një bashkëpunimi dhe bashkëjetese të qetë. Për popujt e Ballkanit, rruga drejt Evropës është rrufë në një drejtim. Kjo është rrugë drejt stabilitetit, prosperitetit të shoqërive dhe konsolidim i institucioneve demokratike”, tjotë Katrugalos.
Shefi i diplomacisë greke u përqendrua edhe në zgjedhjet e ardhshme evropiane për t cilat thotë se “paraqesin sfidë ekzistenciale me përmasa historike për Evropën”, sepse ekzistojnë dy qëndrime të ndryshme për të ardhmen. (koha.mk)