Athinë, 4 prill – Optimist i matur sikur edhe deri më tani është shefi alternativ i diplomacisë greke Jorgos Katrugalos në lidhje me perspektivën për arritje të zgjidhjes së çështjes së emrit.
Katrugalos, në një intervistë për TV Skaj greke, thotë se topi është në palën e Maqedonisë, për shkak se Greqia nuk ngutet me zgjidhje, as nuk ka progres, as nevojë për përshpejtim të procesit.
“Lidhur me atë nëse mund të pritet zgjidhje, unë edhe më tej jam, siç kam qenë edhe në fillim, optimist i matur se ekziston një dritare për mundësi, ndërsa ekziston edhe progres përkatës për mjaft çështje, që janë vendosur nga fillimi. Topi, në thelb është në terrenin e palës tjetër. Ne, kemi interes nacional që të zgjidhet, por nuk ka ndonjë presion. Ne nuk jemi të padurueshëm që të zgjidhet”, thotë Katrugalos, duke potencuar se megjithatë për Athinën është me rëndësi që ka zgjidhje.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, shefi alternativ i diplomacisë greke, thotë se ndryshimi i Kushtetutës është pjesë e zgjidhjes, “nuk mund të ekzistojë zgjidhje pa këtë dhe kjo është çështje për të cilën pala tjetër ka qëndrim tjetër”.