Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, në intervistën për radion greke “Sto kokino”, në mëngjesin e sotëm se me Marrëveshjen e Prespës fillon periudhë e re e marrëdhënieve të mira, dypalëshe dhe miqësore midis të dyja vendeve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Katrugalos sqaroi se dje ishte dërguar notë verbale, por edhe letër e përbashkët nga të dyja vendet deri te Kombet e Bashkuara “ku sekretarit të përgjithshëm i deklarojnë se përfundimisht kanë përfunduar me kontestin që ka zgjatur pothuajse 30 vjet”.
“Siç kemi thënë shumë herë ishte marrëveshje e mirë me të cilën, fillimisht fillon një periudhë e re e marrëdhënieve të mira, dypalëshe dhe miqësore, por ndoshta më e rëndësishme se kjo është se e stabilizon rajonin më të gjerë të Ballkanit dhe na jep kapital të rëndësishëm politik që ta shpenzojmë atje ku duhet, në lindje të vendit tonë”, tha Katragulos.
Duke folur për pozicionet e Demokracisë së Re opozitare, shefi alternativ i diplomacisë greke tha se brenda partisë ekziston ndarje. Nga ana tjetër janë ata të cilët kanë qenë të lidhur me politikën e jashtme, “si për shembull Bakojani të cilët e dinë se marrëveshja është e mirë”, ndërsa nga ana tjetër janë ata janë me qëndrime radikale.
Lidhur me paralajmërimet se lideri i partisë opozitare greke, Kirjakos Micotakis, se nuk do ta lëshojë të drejtën të vendosë veto në rrugën e vendit tonë drejr BE-së, Katrugalos tha se është e “dukshme se Greqia e mban të drejtën e vetos në çfarëdo kohe të negociatave, jo vetëm për çështjet e lidhura me legjislacionin evropian, por edhe për çështjet që kanë të bëjnë në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, sepse këto janë çështje për marrëdhënie për fqinjësi të mirë”.(koha.mk)