Athinë, 9 maj – Shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos katrugalos, edhe më tej është optimist i përmbajtur për mundësinë e gjetjes së marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Në takimin e sotëm me gazetarët e akredituar në MPJ-në greke, Katrugalos, krahas asaj që bisedimet për emrin nuk janë në kompetenca të tij, ndërkaq duke u përjgigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, tha se dritarja e mundësive është fakt, por jo edhe marrëveshja mes dy vendeve.
“Është fakt se ekziston dritarja e mundësive, është e hapur dhe gjithsesi janë intensifikuar bisedimet. Por, në asnjë rast, nuk është se ka marrëveshje. Shpresoj se do të ketë lëvizje plotësuese për çështjet. Dhe vazhdoj të jem optimist i përmbajtur për zgjidhje”, tha Katrugalos.