Athinë, 12 shkurt – Shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos në intervistë për “Zërin e Greqisë” dhe Programin e parë në radion shtetërore greke i konfirmoi informatat se po planifikohet që kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Greqisë të mbajnë takim bilateral në margjina të Forumit të sigurisë në Munih prej 15 deri më 17 shkurt, ndërsa njëherit nuk e përjashtoi mundësinë që Zoran Zaev ta vizitojë kryeqytetin grek, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Siç po duket, po planifikohet një takim i tillë”, u shpreh shkurtimisht Katrugallos lidhur me takimin bilateral në Munih, pwrcjellw gazeta KOHA.
MPJ alternativ i Greqisë, në pyetjen nëse është planifikuar vizië e zaevit në Athinë, thotë se “prej tash e tutje do të bisedohen këmbime të ndryshme në të gjitha nivelet, në mënyrë që të promovohet bashkëpunimi bilateral”.
“Po planifikohen këmbime në të gjitha nivelet, t’u ndihmojmë me obligimet evropiane dhe kryesisht t’i zhvillojmë marrëdhëniet bilaterale ekonomike”, sqaron Katrugallos.
I pyetur drejtpërdrejtë nëse e lë të hapur mundësinë për vizitë të kryeministrit të Maqedonisë në Athinë, përgjigjet pozitivisht.
Në fillim të muajit, siç kumtoi MIA, “Dojçe Vele” në gjuhën greke shkruante se çmimi “Eëald von Kleist” në Konferencën e sigurisë në Munih, këtë vit do t’iu ndahet Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit për Marrëveshjen e Prespës.
Kryetari i konferencës, Volfgang Ishinger në profilin e tij zyrtar në Tuiter më 25 janjar, shkurtë pasi që Marrëveshja e Prespës u ratifikua nga Parlamenti grek, shkroi se “dy kryeministrat do të ftohen më 16 shkurt në Munih që ta pranojnë çmimin prestigjioz” gjatë konferencës së 55-të.
Për mundësinë e vizitës së kryeministrit grek në Shkup apo të kryeministrit të Maqedonisë në Athinë, Jorgos Katrugallos u përgjigj në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, në brifingun e javës së kaluar në Shoqatën e korrespondentëve të huaj dhe tha se “dy liderët Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev do të duhet të takohen diku, nëse këtu, nëse atje, nëse në ndonjë vend të tretë, sepse fillon era e re”.(koha.mk)