Athinë, 3 prill – Mendoj se siç kalon koha, tërësisht do të kuptohet rëndësia pozitive e marrëevshjes, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugallos në deklaratë për agjencinë greke të lajmeve, ANA-MPA, njofton gazeta KOHA.
Për vizitën e djeshme të Aleksis Ciprasit në Maqedoninë e Veriut, shefi i diplomacisë greke thotë se “me të drejtë quhet vizitë historike”.
“Jo vetëm për shkak të marrëveshjeve të nënshkruara shumë të rëndësishme, prej të cilave disa janë vendosëse, si për shembull bashkëpunimi ushtarak, me të cilin e ndërmarrim përgjegjësinë për mbulimin e hapësirës ajrore me fqiun tonë me mjete tona ushtarake. Epilog i rëndësishëm është edhe komunikimi i drejtpërdrejtë në biznes sektoret e dy vendeve të dhjetëra biznesmenëve, të cilët kanë qenë në përcjellje të kryeministrit”, tha Katrugallos prë ANA-MPA.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë prej ditës së hënë gjendet në SHBA, ndërsa në të njëjtën kohë me vizitën e Ciprasit në Maqedoninë e Veriut, ai, në Nju-Jork u takua me ndërmjetësuesin Methju Nimic, edhe pse më nuk ka rol aktiv, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.
“Kemi pasur takim protokollar me Nimicin, të cilit të dy palët i kemi borxh respekt për përpjekjet që i ka investuar në një kohë shumë të gjatë. Siç e dini, ai dha dorëheqje dhe nuk ka rol aktiv, por kjo nuk ka lidhje me obligimin që e kemi që të bisedojmë me të dhe të kemi përfitime nga përvoja”, thotë Katrugallos për ANA-MPA. (koha.mk