Athinë, 22 mars – Si duket që vizita e kryeministrit grek Aleksis Cipras në Shkup planifikohet në javën e parë të prillit, ka thënë ministri për Punë të Jashtme i Greqisë Jorgos Katrugallos në intervistën për radion greke “Njuz247”, pa vërtetuar pastaj datën 2 prill që intensivisht përmendet gjatë periudhës së kaluar, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.
I pyetur për spekulimet në Greqi për këmbim të përmendoreve, shefi i diplomacisë greke ka thënë se disa, në mënyrë komunikuese, “tentojnë të menaxhojnë me orvatjet të cilat bëhen që të ndërtohen marrëdhënie të mira”.
“Tentojmë të gjejmë mënyra me njerëz të cilëve u thoshim mirëdita, bashkë të planifikojmë promovimin e interesave të përbashkëta dhe stabilizim të rajonit. Mendojmë për mënyra që popujve tanë do t’u tregojnë se klima me të vërtetë është përmirësuar. Këto lëvizje do t’i bëjmë me kujdes”, ka thënë Katrugallos.
Në intervistë, shefi i diplomacisë greke ka folur edhe për reagimet e Marrëveshjes së Prespës, veçmas në pjesën veriore të Greqisë dhe ka thënë se “ekziston reagim emocional” por me vijimin e kohës të gjithë do t’i kuptojnë përfitimet, veçmas ato ekonomike nga zgjidhja mes dy vendeve.
“Kemi krenari të lënduar kombëtare nga koha e memorandumit dhe lehtësisht një marrëveshje pozitive mund të lexohet përmes syzeve të ndryshimit. Mendimi im personal është se siç kalon koha, ashtu siç Greqia Veriore do të fillojë t’i kuptojë, në fazën e parë përfitimet ekonomike që do t’i ketë Greqia Veriore nga marrëveshja dhe në realitet do të jetë qendra, zemra e ekonomisë të një hapësire të bashkuar ballkanike e cila do të ketë 50 milionë, pastaj do të mund qetë t’i shqyrtojnë përfitimet e rëndësishme nga Marrëveshja e Prespës për vendit tonë”, ka thënë Katrugallos për Njuz247″, transmeton MIA.