Athinë, 13 mars – Me dinamikë të ngadalësuar, pas fillimit shumë të shpejtë, rrjedhin negociatat për zgjidhjen e dallimit rretzhn emrit midis Athinës dhe Shkupit, shkruan gazeta greke “Katimerini”.
“Dinamika e ngadalësuar ndoshta edhe e sqaron shtyrjen e vazhdueshme të udhëtimit të ministrit të Punëve të Jashtme Nikos Koxias në IJRM, me qëllim, mes tjerash, ta shënojë linjën e parë direkte nga Athina në Shkup pa pothuajse 12 vjet. me faktin se të mërkurën, Koxias do të mbajë fjalim në Fakultetin Fleçer, në Universitetin Tafts në Boston, nuk parashikohet as këtë javë të realizohet vizita në Shkup. Më konkretisht, vizita në IJRM nuk do të mund aspak të ndodhë para fundit të marsit”, shkruan “Karimerini”.
Sipas gazetës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s, edhe krahas kësaj që Qeveria e Maqedonisë i ka bërë lëshimet e para simbolike, “në esencë të negociatave janë bërë lëshime të vogla për dallimet e rëndësishme të cilat mbesin, në bazë të asaj që muajin e kaluar e deklaroi kryeministri i Vendit Zoran Zaev”.
“Katimerini” thekson se për Greqinë edhe më tej është me rëndësi që Maqedonia të bëjë ndryshime kushtetuese.
“‘Gjembi’ themelor të paktën për Athinën, mbetet deklarata e vazhdueshme që zoti Zaev e përsërit se nuk ka revizion të Kushtetutës. Për Greqinë, revizioni i Kushtetutës së IJRM-së, kundrejt linjës së Zaevit, është garanci se zgjidhja do të jetë e përhershme, praktikisht duke hedhur poshtë lidhje të marrëveshjes ndërkombëtare. edhe pse dihet se marrja e shumicës së dy të tretës nuk është rast e lehtë, në Athinë vlerësohet se zoti Zaev mund të gjejë 80 deputetë për revizion të Kushtetutës së IJRM-së”, shkruan gazeta.
“Katimerini” e përmend edhe vizitën e ndihmës sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel në Athinë, i cili pas takimeve në Shkup, të enjten do të mbërrijë në Athinë.