Katica për videon e tretë: Kam tentuar ta bindë Kamçevin të jetë dëshmitarë

Shkup, 10 gusht – Prokurorja Speciale Katica Janeva përsëri ka reaguar pas publikimit të videos së tretë nga ana e “La Verita”. Ajo insiston ende se biseda e saj, me Kamçevin ka qenë vetëm në interes të procedure parahetimore, ku ka dashur Kamçevin ta bëj dëshmitar, shkruan gazeta KOHA.

“Disa herë kam biseduar me persona të ndrysëm në tentim që të vendosemi në pozita më të mira në lëndët penale, kështu shpesh këtë e bënim nëpërmjet ndërmjetësuesve që ata i caktonin. Në rastin konkret gjatë asaj periudhe zhvilloja negociata me personin O.K që të bëhet bashkëpunëtore- dëshmitar, në një procedurë të re parahetimore që e zhvillonim në prokurori, së bashku me një prej prokurorëve të mi ndihmës”, ka thënë Janeva.

Ajo fton organet hetimore që sa më shpejt të grumbullojnë provat dhe të zbardhet deri në fund rasti. (koha.mk)