Shkup, 20 shtator – Ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva ditën e martë pritet që të jep dëshminë e saj para prokurores Vilma Ruskovska për lëndën ‘Zhvatja’, kështu ka bërë të ditur avokatja e saj Irena Fërçkovska.
Kjo do jetë dëshmia e saj e parë si e dyshuar sepse herën e parë kishte dhënë në cilësinë e dëshmitares.
Avokatja e Janevës theksoi se ajo është në gjendje të rëndë shëndetësore pasiqë ka problem me sëmundjet kronike.(koha.mk)