Në rrjetin social facebook, është paraqitur një video ku mund të shihet prokurorja speciale Katica Janeva. Ajo është në një sallon parukerie duke u rregulluar.
Kujtojmë se Janeva që nga data 16 korrik ka marrë pushim mjekësore ndërsa ka dhënë edhe dorëheqje nga posti i Prokurores Speciale.
E gjithë kjo pas publikimit të rastit “Zhvatja”, ku përmendet edhe emri i saj. Madje prokuroria ia ka konfiskuar edhe telefonin celular për të parë lidhjen e saj me dy të akuzuarit tjerë në këtë rast.