Shkup, 23 korrik – Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva, e cila dha dorëheqje nga funksioni, sot erdhi në hapësirat e Prokurorisë Publike Speciale.
Nuk ka informacione se pse Janeva ka ardhur në PPS. Ajo nga e marta e kaluar ishte me raport mjekësor, pasi të hënën dha dorëheqje nga funksioni. Që atë ditë nuk pati qasje për opinionin.
Janeva lidhet me rastin “Reket” me ç’rast i është marrë telefoni dhe është dhënë për ekspertizë. Prokuroria Publike kumtoi se dje i është gjetur dhe marrë telefoni i saj për të cilin pohohej se është humbur. Është gjetur tek personi i cili ka deklaruar se i është dhënë dhuratë.