Shkup, 18 korrik – Prokurorja speciale publike Katica Janeva prej datës 16 korrik zyrtarisht është me raport mjekësor, konfirmuan për MIA-n nga PSP-ja.
Raporti mjekësor i Janevës u hap më 16 korrik, respektivisht një ditë pas deponimit të dorëheqjes nga funksioni, që , siç njoftoi, do të aktivizohet menjëherë sapo të arrihet marrëveshje për ligjin për prokurorinë publike.
Nјë ditë më vonë, të martën, Katica Janeva me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar iu konfiskua telefoni celular për shkak të rastit “Reket”.