Shkup, 19 dhjetor – Në konferencën e sotme për shtyp të PSP-së, Katica Janeva ka kërkuar që të sillen vendime adekuate me qëllim që pas skadimit të mandatit në vitin 2020 kjo prokurori të funksionoj në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike në mënyrë që të përndjek korrupsionin e nivelit të lartë.
“Mandati ligjor i PSP-së nuk ka skaduar dhe për këtë jemi të bindur se do të merren masa për implementim të strategjisë për reforma në sistemin gjyqësor dhe kjo prokurori do të veproj në bazë të Kodit Penal dhe Ligjit për veprim penal në funksion të misionit për çka edhe është e formuar kjo prokurori”, tha Janeva, transmeton SHENJA, duke shtuar se PSP do të ngrit akt-akuza të reja nëse këtë e mundësojnë afatet.
Ajo e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Apelit që bisedat e përgjuara të shfrytëzohen si prova në procedurat gjyqësore.