Moskë, 2 korrik – Katërmbëdhjetë marinarë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në një nëndetëse ruse, bëri të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.
Marinarët janë helmuar nga gazrat helmues kur nëndetësja është përfshirë nga zjarri, lajmëroi Bi-Bi-Si. Në aksionin e përbashkët, ekuipazhi ka arritur të shuajë zjarrin.
Nëndetësja për hulumtim në ujëra të thella ka zbatuar mbikëqyrje ushtarake në ujërat territoriale ruse.
Nëndetësja ndodhej afër bazës Severomorsk në veri të Evropës, në afërsi të kufirit me Finlandën. Bëhet fjalë për bazë kryesore të Flotës veriore ruse.
Në vijim është hetimi për incidentin, i cili zbatohet nën mbikëqyrje të komandantit kryesor të marinës ruse.(koha.mk)