Shtatë persona janë lënduar lehtë në shtatë nga gjithsejt 14 fatkeqësi komunikacioni të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Shtatë fatkeqësi janë me dëme të shkaktuara materiale.
Policia rrugore dje ka sanksionuar 30 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, si dhe nëntë vozitës pa patent shofer, përkatësisht me automjet të paregjistruar. Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme. Me automjetin e specializuar janë mënjanuar 86 automjete.