Athinë, 23 gusht – Në katër lokacione të ndryshme në Greqi gjegjësisht në ishujt Leros dhe Korfuz, në pjesën qendrore dhe perëndimore të Peloponezit sot pasdite shpërthyen zjarre në shuarjen e së cilave intervenuan mbi 100 zjarrfikës, aeroplanë dhe helikopterë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Edhe pse asnjë prej zjarreve nuk paraqet kanosje të drejtpërdrejtë për vendet e banuara, megjithatë në ishullin Korfuz në mënyrë parandaluese janë evakuuar dy fshatra.
Në shuarjen e zjarrit në Korfuz marrin pjesë 34 zjarrfikës me 13 automjete, pesë aeroplanë dhe një helikopter, ndërsa sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA nuk ekziston rrezik për përhapjen e zjarrit.
Në ishullin Leros, me helikopter Super puma janë sjellë tetë zjarrfikës prej ishullit fqinj Samos, ndërsa në shurjen e zjarrit morën pjesë edhe marina ushtarake, tre cisterna nga komuna, ndërsa ndihmon edhe popullata lokale. Sipas mediave lokale të ishullit, zjarri është vënë pjesërisht nën kontroll.
Në pjesën qendrore të Peloponezit në afërsi të qytetit Megalupoli, në mënyrë plotësuese janë përforcuar forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit pyjor. Intervenojnë 50 zjarrfikës me 18 automjete, dy helikopterë dhe dy aeroplanë.
Zjarr, por me përmasa më të mëdha shpërtheu edhe në pjesën perëndimore të Peloponezit, ku shërbimi zjarrfikës me 22 zjarrfikës, 10 automjete dhe dy helikopterë tenton të ballfaqohet me stihinë e zjarrit.(koha.mk)