Kroacia zyrtarisht e ka konfirmuar largimin e sulmuesit të Milanit, Nikola Kaliniç. Trajneri i Kroacisë, Zllatko Daliç, ka thënë se i nevojiten lojtarë të gatshëm. Ai ka refuzuar të futet në lojë në vend te Mario Manxhukiç në ndeshje me Nigerinë. Por, Kaliniç nuk është i pari që përjashtohet për arsye disiplinore ose të tjera. “Në marrëveshje me stafin teknik, kryetrajnerin Zlatko Daliç, ne kemi vendosur që ta largojmë Nikola Kaliniç nga skuadra në Kampionatin Botëror. Kaliniç e ka lënë kampin në Roshçino të hënën për tu kthyer në Kroaci”, thuhet në njoftimin e Federatës. Por, nuk është vetëm Kaliniç, ai i cili largohet në mes të Botërorit. Më herët kjo u ka ndodhur edhe katër futbollistëve tjerë si Xhonston (Skoci), Maradona (Argjentinë), Kin (Republika e Irlandës) dhe Anelka (Francë)
Uillie Xhonston – Skoci, Argjentina 1978
Skocia luante ndeshjen fillestare ndaj Perus në kampionatin e vitit 1978 në Argjentinë, ku Xhonston doli pozitiv në testet e dopingut dhe u përjashtua. Ai u përjashtua përgjithmonë nga Kombëtarja e tij.
Diego Maradona – Argjentina, SHBA 1994
Maradona i zhvilloi vetëm dy ndeshje duke shënuar një gol ndaj Greqisë, por doli pozitiv në testin e dopingut, pasi kishte përdorur efedrin (ephedrine). Në autobiografi, Maradona thotë se trajneri personal i kishte dhënë pa vetëdije.
Roj Kin – Republika e Irlandës, Kore/Japoni 2002
Kapiteni Kin u dërgua sot në shtëpi pasi kritikoi përgatitjet e trajnerit para turnirit. MekKarty pas përjashtimit tha: “Unë nuk mund dhe nuk do të lejoj që të flas me mua në atë nivel, kështu që e dërgova në shtëpi”.
Nikolas Anelka – Francë, Afrikë e Jugut 2010
Anelka u dërgua në shtëpi pasi u raportua se e sulmoi trajnerin Rajmond Domeneç pas pjesës së parë kundër Meksikës ku ishin duke humbur 2-0. Incidenti u raportua më vonë nga mediat dhe lojtari nuk pranoi të kërkojë falje publike, ku u dërguan në shtëpi. Ditën tjetër, pjesa tjetër e skuadrës nuk pranoi të shkojë në stërvitje duke protestuar kundër dëbimit të Anelkës.