Kabul, 27 korrik – Katër persona humbën jetë sot kur një vetëvrasës me bombë ka detonuar një autobombë në provincën lindore afgane Gaznio, raportuan mediat lokale, transmeton DPA.
Në sulmin me bombë në distriktin Ab Band ka edhe 20 të lënduar, duke përfshirë edhe liderin e distriktit, anëtarët e Këshillit provincial Hamidullah Navroz dhe Amandullah Kamran, njoftuan autoritetet.
Talibanët tashmë e morën përgjegjësinë për sulmin, përcjellë KOHA.
Autobomba ka qenë e drejtuar për ndërtesën administrative, e cila tërësisht është shkatërruar.
Pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme midis amerikanëve dhe talebanëve për gjetjen e një zgjidhjeje politike për situatën në vend, militantët po sulmojnë vazhdimisht objektivat afganë dhe ndërkombëtare në të gjithë vendin. (koha.mk)