Trir, 1 dhjetor – Në incidentin e sotëm kur një makinë me shpejtësi të madhe ka goditur disa njerëz në zonë këmbësorësh në qytetin gjerman Trir, kanë vdekur të paktën katër persona, ndërsa 15 janë lënduar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Roxher Levenc deklaroi se mes të vdekurve është edhe një foshnje, ndërsa 15 persona janë të lënduar më lehtë dhe më rënde, transmetoi Anadolia.
Zëvendësshefi i Policisë së Tririt ,Franc-Diter Ankler, deklaroi se një shtetas gjerman 51-vjeçar i lindur në Trier, i cili është përplasur në zonën për këmbësorë, është arrestuar dhe automjeti është siguruar.
Duke theksuar se vendi i krimit dhe zona përreth janë të mbyllura dhe se hetimi po vazhdon, Ankler shtoi se i dyshuari u kap shpejt dhe u mor në pyetje.
Prokurori Piter Fricen tha se i dyshuari u akuzua për katër vrasje, disa tentime për vrasje dhe lëndime të qëllimshme të disa njerëzve.
Fricen tha se sipas informacioneve fillestare, nuk ka asnjë provë për ndonjë sulm të motivuar fetarisht ose politikisht.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve, dhe të lënduarve u uroi shërim të shpejtë.