FORMUESIT E LIDHJEVE. Ky grup njerëzish e shohin Facebook njësoj si përdorej më parë Posta apo telefonat fiks, për të forcuar marrëdhënien ekzistuese me miqtë dhe familjen.
BLERËSIT E DRITAREVE. Të nxitur nga “një ndjenjë detyrimi shoqëror” për të qenë në Facebook, ky tip përdoruesish e shohin Facebook si një pjesë të pashmangshme të jetës moderne, por ato shumë rrallë zbulojnë informacione personale, ndajnë fotografi ose shkruajnë përditësime. As nuk i pëlqejnë apo nuk i komentojnë. Blerësi i dritareve është ekuivalenti i shikuesve të rrjetit social.
BRITMA E QYTETIT. Këta janë vetëstilistë apo gazetarë profesionistë, aktivistë dhe organizues eventesh, që Facebook e shohin kryesisht si mjet pune. Ndryshe nga formuesit e lidhjeve, bota e tyre virtuale nuk përzihet me jetën reale. Ata shpërndajnë informacione që janë të detyruar ta ndajnë me një numër të madh njerëzish por nuk kërkojnë vëmendje.
SELFIE. Ky është grupi me të cilin jemi familjarë të gjithë. Mënyra e tyre e përdorimit të rrjetit ka nxjerrë në pah mjaft probleme me mediat sociale, dhe kanë kontribuar në mitin narcist të brezit Millennial. Kjo kategori e përdorin Facebook për të formuar lidhje, duke postuar foto, video, përditësime postimesh, por kryesisht kërkojnë vëmendjen ndaj vetes thotë studimi. Ata i japin vetes energji dhe vlerë nëpërmjet pëlqimeve apo komenteve.