Në qytetin Kralevë, Serbi, sot ka ndodhur ajo që mediet serbe e kanë quajtur tragjedi, transmeton Koha.net. Sipas këtyre medieve, tragjedia ndodhi pasi personi me inicialet Zh. R., me pushkë gjuetie, pas një zënke të rastit, ka vrarë tre fqinjë, ka plagosur një dhe më pas e ka vrarë veten në varrezat lokale. Polica po merret me rastin.