Londër, 3 dhjetor – Katër persona e humbën jetën, ndërsa një është lënduar në shpërthimin i cili ndodhi në Pikën për pastrimin e ujit në Ejvonmaut, zonë industriale në afërsi të Bristolit.
Gazeta britanike “Tajms” publikoi se fatkeqësia ka ndodhur kur ka shpërthyer një rezervuar me kimikate ndërsa punëtorët kanë qenë brenda tij.
Tani për tani është e panjohur se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.