Organet federale hetuese amerikane kumtuan se pothuajse njëkohësisht janë rrëzuar dy aeroplanë të lehtë, në distancë prej 965 kilometrave njëri pranë tjetrit, ndërsa në fatkeqësi jetët i kanë humbur katër persona. Televizioni KTUU transmeton se Anija nacionale për siguri në transport kumtoi se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa i treti është lënduar në rrëzimin e aeroplanit, 14 kilometra në jugperëndim të Hejnsit, në ora 11 të paradites sipas orës lokale.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, aeroplani është rrëzuar shumë afër fluturimit. Nga ana tjetër “Ferbenks dejli njuz majner” njoftoi se edhe një aeroplan është rrëzuar në lndje të Ferbenks, me ç’rast jetët i kanë humbur dy persona. Policia në Alaska kumtoi se kanë humbur jetën piloti i aeroplanit dhe një udhëtar.