Tajpei, 7 shkurt – Të paktën katër persona e humbën jetën, ndërsa 145 rezultojnë të zhdukur pas tërmetit i cili dje e goditi Tajvanin.
Shërbimet për shpëtim edhe sot e vazhdojnë kërkimin pas personave të mbijetuar, për të cilët besohet se janë nën rrënojat e ndërtesave, në mesin e të cilave edhe spitali ushtarak. Në mesin e objekteve të rrëzuara është edhe hoteli “Marshal”, në të cilin gjithashtu ka edhe persona të cilët janë ngujuar pas tërmetit.
Autoritetet lokale informuan se nga dridhja janë lënduar të paktën 225 persona.
Në tërmet është dëmtuar dhe një autostradë e rëndësishme, të cilën Qeveria menjëherë filloi ta sanojë, si dhe katër objekte – prej të cilave dy hotele dhe dy ura.
Epiqendra e tërmetit, me fuqi prej 6,4 ballësh sipas Shkallës së Rihterit, ka ndodhur në orën 23.50 sipas kohës lokale (16.50 sipas kohës së mesme lokale), 22 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar Hualien. Tërmeti ka qenë 9,4 kilometra nën sipërfaqen e tokës.