Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Strumicë-Vallandovë

Strumicë, 18 gusht  Në  aksidentin rrugor që ndodhi në orën 10.40 minuta në rrugën Strumicë-Vallandovë para fshatit Kosturino janë lënduar katër persona  të cilët janë transportuar në spitalin në Strumicë, informoi për MIA-n zëdhënësi i SPB-së Strumicë, Hrizantema Rendevska.

Në rrugë momentalisht është krijuar një kolonë e gjatë e automjeteve  që lëvizin në drejtim të Vallandovës drejt Strumicës derisa në korsi nga drejtimi i kundërt përkohësisht  lëshohen automjete.

Hetimi në vendin e ngjarjes ende vazhdon, ndërsa sipas informacioneve paraprake në aksident  kanë marrë pjesë tre automjete.