Hagë, 19 qershor – Katër persona, të dyshuar për rrëzimin e aeroplanit malajzias MH17 në korrik të vitit 2014, do të përballen me akuza për vrasje në gjykimin që është caktuar për në mars të vitit të ardhshëm në Holandë.
Hetuesit i kumtuan emrat e të dyshuarve, prej të cilëve tre janë rusë, ndërsa një është shtetas ukrainas, pesë vite pasi që aeroplani i udhëtarëve me raketë ishte rrëzuar mbi territorin, i cili ishte nën kontroll të forcave proruse në Ukrainë, transmeton KOHA.
katër të dyshuar ngarkohen se janë përgjegjës për transport të sistemit raketor, i cili është përdorur për rrëzimin e aeroplanit MH17.
Hetuesit paralajmëruan se do të kërkojnë nga Rusia t’i dorëzojë tre të dyshuarit, ndërkaq supozohet se i dyshuari i katërt ndodhet në Ukrainë.
Gjykimi do të fillojë më 9 mars të vitit 2020 në Holandë.(koha.mk)