Shkup, 28 mars – Katër persona janë arrestuar një orë e gjysmë pas mesnate pasi nga ana e një personi të panjohur para Ministrisë së Punëve të Jashtme fizikisht është sulmuar një nëpunës policor.
MPB informoi se nëpunësi policor i cili ka kryer sigurim të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka dëgjuar trokitje para objektit dhe kur ka dalë jashtë ka vërejtur disa persona të panjohur prej të cilëve njëri e ka sulmuar fizikisht.
Lidhur me ngjarjen, në Stacionin policor Qendër janë arrestuar M.J. (30) dhe F.V.(30) të dytë nga Shkupi, B.D. (29) nga Kumanova dhe V.D. (32) nga Tetova. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit.