Shkup, 25 tetor – Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen katër seanca gjyqësore. Njëra e PThP-së për ngjarjet në Kuvend më 27 prill dhe tre të PSP për lëndët “Tarifa”, “T.N.T.” dhe “Titanik 3”. Për rastin “27 prill” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Në seancat gjyqësore paraprake ishin treguar incizimet e video-kamerave të Stopanska bankës, nga Kuvendi dhe nga televizionet.
Në bankën e të akuzuarve janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Lazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radulov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angelovski, Igor Jug, Ilija Sllaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajlovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski. Për lëndën “Titanik 3″ në të cilën të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sepse si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair për zgjedhjet lokale në vitin 2013″ e kanë shkatërruar materialin zgjedhor”, duhet të merren në pyetje dëshmitarët e tjerë të propozuar.
Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë për furnizim kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetëtore “Elektranat e Maqedonisë”, me vlerë prej rreth katër milion euro. Në Gjykatë për sot është caktuar seancë edhe për lëndën “T.N.T” për rrënimin e kompleksit afarist-banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski. Për lëndën “T.N.T” mes të akuzuarve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.