Bruksel, 17 qershor – Agjencia për ilaçe dhe produkte shëndetësore të Belgjikës ka njoftuar sot se katër raste të vdekjes nga fillimi i fushatës së vaksinimit konsiderohen të ndërlidhura me të.
Nga këto katër raste, tre janë me Astra Zeneka, një me Xhonson- Xhonson. Gjithsej deri tani pesë milionë belgjikas janë vaksinuar me të paktën një dozë.
Janë paraqitur 19.015 pasoja më pas, ku 6008 janë regjistruar në bazën evropiane të të dhënave. Më së shpeshti bëhet fjalë për rritje të temperaturës dhe dhembje në muskuj që shpejtë zhduken.
Nga numri i përgjithshëm i pas efekteve, agjencia belgjikase konsideron se 4072 raste janë serioze.
Raste të vdekjes gjithsej ka 163, por për 159 nuk mund të vendoset lidhshmëri me vaksinën.