Shangai, 24 dhjetor – Të paktën katër qytete kineze dhe një rajon i tërë ndaluan dekorimin e rrugëve me rastin e Krishtlindjeve, kishave krishtere ju është rekomanduar të mos lëshojnë fëmijë për Festat e Krishtlindjeve, ndërsa të paktën 10 shkolla mbarë vendit në objektet e tyre ndaluan festimin e Krishtlindjeve.
Në më shumë vende në Kinë, blerjet masive gjatë festave dhe shkëmbimi i dhuratave janë të përhapura, por niveli më i lartë politik i partisë Komuniste në pushtet, theksin e vë në kulturën tradicionale kineze. Në kohën e presidentit Si Xhinping, shuarja e fesë është praktik sistematike që i kërcënohet edhe Baba Gjyshit, komentojnë agjencitë botërore.
Vështirë është të fitohet një pamje e plotë për atë se sa gjerësisht janë shpërndarë ndalesat për festimin e Krishtlindjeve, por hulumtuesit thonë se këto ndalesa po intensifikohen në kohën e qeverisjes së Li. Duket se nuk ekziston fushatë e organizuar qendrore kundër Baba Gjyshit, por rritet rezistenca ndaj traditave “eksportuese” nga ana e autoriteteve lokale të cilët dëshirojnë të përkrahin valën e nacionalizmit kulturor në rritje.