Katër punëtorë janë lënduar në një fatkeqësi që sot në mëngjes rreth orës shtatë ka ndodhur në fabrikën “Makstill”.
Sipas informacioneve të para të transmetuara në disa medie, punëtorët kanë marrë plagë djegie, pasi u derdh metal i shkrirë nga një gropë prej 100 tonëve e që ka shkaktuar zjarr.
Punëtorët e lënduar janë dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.
Institucionet kompetente për më vonë paralajmërojnë informacione të hollësishme për fatkeqësinë.