Londër, 4 qershor – Katër persona janë lënduar gjatë një sulmi me armë zjarri në pjesën veriore të Londrës, ndërsa tani për tani askush nuk është arrestuar, kumtoi sot policia britanike.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa mes të lënduarve ka edhe një fëmijë.
Tani për tani nuk janë treguar më shumë detaje për sulmin, ndërsa hetimi është në rrjedhë.