Shkup, 21 shkurt – Në rajonin e SPB Shkup gjatë natës së kaluar janë regjistruar katër aksidente trafiku në të cilët lëndime të lehta trupore kanë marrë katër persona.
Policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar shoferë në baza të ndryshme. Pesëmbëdhjetë e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, ndërsa 18 janë shkyçur nga komunikacioni, prej të cilëve dy për shkak të vozitjes nën ndikim të alkoolit para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër shoferë fillestarë.
Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 13 automjete, dy automjete me probleme teknike, ndërsa 11 të paregjistruar.
Për parkim jo të rregullt u janë shqiptuar masa 113 shoferëve, ndërsa karrotreci ka larguar 91 automjete.
Policia e trafikut ka regjistruar edhe gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit, dy janë rreshtuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa dy nuk kanë poseduar pajisje dimërore.
Në kuadër të projektit edukativ për qarkullim “Kulturë komunikacioni të fëmijëve në institucionet parashkollore”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin “Orce Nikollov” objekti “Karposh IV” në komnën Karposh.