Shkup, 9 nëntor – Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër nga gjithsej nëntë aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Njëzet shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, 11 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë dhe tre shoferë për tejkalim jo të drejtë
Është sanksionuar edhe një këmbësor, i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe shtatë këmbësorë, të cilët kanë kaluar rrugën në dirë të kuqe.
Nga trafiku janë përjashtuar gjithsej nëntë shoferë, tetë prej të cilëve para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar, si dhe 15 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 97 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 69 automjete.